Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, pasi u përfshinë në një përleshje fizike dhe sulmuan zyrtarët e rendit. Incidenti ka ndodhur në orët e para të së martës, më 7 korrik 2026.
Sipas raportit zyrtar, policia ka hasur dy vëllezërit duke u grushtuar me njëri-tjetrin. Gjatë ndërhyrjes, të dyshuarit nuk u janë bindur urdhrave të zyrtarëve dhe i kanë goditur ata fizikisht. Si pasojë e përleshjes, lëndime kanë pësuar si zyrtarët policore, ashtu edhe dy të dyshuarit, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit, të cilët ishin në gjendje të dehur, janë dërguar në mbajtje. Procedurat hetimore vijojnë, ndërkohë që intervistimi i tyre pritet të zhvillohet pas këndelljes së plotë.