Për shkak të fluksit të shtuar të udhëtarëve që hyjnë në Kosovë, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka raportuar rritje të kohës së pritjes dhe krijim të kolonave në disa pika të kalimit kufitar. Sipas të dhënave të orës 10:08, situata më e ngarkuar është vërejtur në Muçibabë, ku koha e pritjes për hyrje shkon deri në 60 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është rreth 500 metra.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, qytetarët që synojnë të hyjnë në Kosovë po përballen me pritje deri në 40 minuta, me një kolonë prej rreth 300 metrash. Ndërkohë, për daljen nga kjo pikë kufitare, pritjet janë më të shkurtra, rreth 10 minuta.
Në pika të tjera kufitare, situata paraqitet si më poshtë:
• Hani i Elezit: Raportohen pritje prej rreth 10 minutash si në hyrje, ashtu edhe në dalje, me kolona që arrijnë deri në 100 metra.
• Kullë: Pritja për hyrje varion nga 5 deri në 10 minuta, me një kolonë prej rreth 150 metrash.
Sipas autoriteteve, pikat e tjera kufitare kanë fluks më të qetë, me pritje që variojnë nga 3 deri në 5 minuta dhe pa kolona të konsiderueshme. Ndërkaq, qarkullimi i kamionëve në të gjitha pikat kufitare mbetet stabil, me kohë pritjeje prej 3 deri në 5 minuta dhe pa krijim kolonash.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje udhëtarëve që të informohen mbi gjendjen në pikat kufitare para se të nisen dhe, kur është e mundur, të përdorin pika të tjera alternative për të shmangur vonesat.
Përditësime
Situata në pikat kufitare të Kosovës është tensionuar gjatë orëve të fundit. Në pikën kufitare Muçibabë, pritjet për dalje kanë arritur në 120 minuta, me një kolonë prej 1200 metrash. Fluksi është shtuar edhe në Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit, ku qytetarët po presin deri në 30 minuta, ndërsa në pikën kufitare të Vërmicës raportohen vonesa shtesë prej 10 minutash.
Situata në pikën kufitare të Muçibabës është përmirësuar lehtë. Pritjet për dalje kanë zbritur në 90 minuta (nga 120), ndërsa kolona e automjeteve është shkurtuar në 1000 metra (nga 1200). Në pikat e tjera, situata paraqitet si vijon: në Kullë raportohet një kolonë prej 150 metrash për dalje, ndërsa në Hani të Elezit pritjet janë 20 minuta.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton për intensifikim të fluksit në pikat kryesore të hyrjes në Kosovë. Për shkak të kolonave, udhëtarët po përballen me pritjet si në vijim:
• Dheu i Bardhë: pritje deri në 45 minuta në hyrje;
• Muçibabë: pritje deri në 40 minuta në hyrje;
• Jarinjë: kolonë prej 600 metrash me kohë pritjeje nga 35 deri në 40 minuta.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, deri në orën 23:40 të datës 4 gusht 2026, situata në pikat kufitare paraqitet si vijon:
- Muçibabë: Pritjet për hyrje kanë arritur në 1 orë e 30 minuta, ndërsa kolona në dalje është stabilizuar në 1 kilometër.
- Dheu i Bardhë: Vonesat për hyrje janë reduktuar në 25 minuta, me një kolonë prej 200 metrash.