Fluksi i shtuar i automjeteve ka shkaktuar vonesa në disa prej pikave të kalimit kufitar të Kosovës. Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), pika kufitare Dheu i Bardhë është aktualisht më e ngarkuara, ku qytetarët që hyjnë në vend po presin deri në 2 orë, me një kolonë automjetesh prej 100 metrash në hyrje dhe 80 metrash në dalje.
Pritje të zgjatura janë raportuar edhe në pikën kufitare Muçibabë, ku koha për hyrje në vend arrin deri në 60 minuta, me një kolonë që shtrihet deri në 500 metra. Në pikën e Hanit të Elezit, qytetarët përballen me pritje prej rreth 30 minutash për hyrje, ndërsa kolona e automjeteve shkon në 250 metra.
Sa i përket pikave të tjera, situata paraqitet si vijon:
• Kullë: Pritje nga 5 deri në 10 minuta, me kolonë prej 150 metrash.
• Vërmicë: Pritje nga 5 deri në 10 minuta.
• Pikat e tjera, si Bërnjak, Jarinjë, Merdarë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq, Mutivodë dhe Glloboçicë, raportohen me qarkullim normal dhe kohë pritjeje prej 3 deri në 5 minuta.
Ndërkohë, qarkullimi i kamionëve në të gjitha pikat kufitare mbetet stabil, pa krijim të kolonave dhe me pritje minimale. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, para nisjes, të kontrollojnë gjendjen në kufi përmes platformave zyrtare dhe, nëse është e mundur, të përdorin pika alternative për të shmangur pritjet e gjata.
Përditësime
Pritjet në pikën kufitare Dheu i Bardhë kanë rënë në 10 minuta, nga 2 orët e raportuara më parë. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se fluksi është stabilizuar, ndërsa në pikat e tjera kufitare nuk raportohen vonesa apo ndërprerje në qarkullim.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) njoftoi në orën 19:17 se fluksi i udhëtarëve ka rritur kohën e pritjes në dy pika kufitare:
- Muçibabë: Pritjet për hyrje janë deri në 50 minuta, ndërsa për dalje 15 minuta.
- Dheu i Bardhë: Pritjet për hyrje zgjasin 45 minuta, kurse për dalje 15 minuta.