Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi penal ndaj shtetasit A. Gj., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasja H. H., 63 vjeçe, banuese në Shkodër, e ka denoncuar 42-vjeçarin, përfaqësues i një banke. Ajo ka pretenduar se është mashtruar në lidhje me shlyerjen e një kredie të marrë në këtë institucion financiar.
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se 42-vjeçari ka gënjyer 63-vjeçaren në lidhje me detyrimet e saj financiare. Një burim raporton se ai ka përvetësuar paratë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.