Seanca për caktimin e masave të sigurisë ndaj 21 personave të arrestuar gjatë përplasjeve në protestën e mbajtur të enjten para Parlamentit po zhvillohet në Gjykatën e Tiranës. Pas ndërprerjeve të kërkuara nga avokatët mbrojtës për t'u njohur me materialet e dosjes, procesi është ende në vijim.
Sipas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria, masa e sigurisë arrest me burg është kërkuar për 3 të ndaluar, të cilët dyshohet se kanë goditur automjetin e policisë gjatë trazirave. Për 18 protestuesit e tjerë, organi i akuzës ka kërkuar masën e detyrimit paraqitje.
Seanca pritet të përmbyllet me vendimin përfundimtar të gjykatës për secilin prej të përfshirëve në ngjarje.
Përditësime
Gjykata ka dhënë vendimin përfundimtar për 21 protestuesit e ndaluar në Tiranë, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për masa më të rrepta. Vendimet e trupit gjykues janë:
- 19 protestues janë lënë të lirë.
- Everest Bardhi dhe Ervin Gega janë vendosur në masën e sigurisë 'arrest shtëpie'.
- Gjykata refuzoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e 'arrest me burg' ndaj 3 personave.
Prokuroria ka ngritur 5 akuza specifike ndaj të ndaluarve, megjithatë gjykata vendosi masa më të buta se ato të kërkuara nga organi i akuzës.