Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj pesë personave të dyshuar (E.B., A.B., N.H., J.M., Z.P.) për veprën penale "Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm", sipas nenit 294 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur nga një kohë e pacaktuar deri më 12 mars 2026, rreth orës 21:00, në një lokal afarist në Malishevë. E.B., në cilësinë e pronarit të lojërave, bashkë me të tjerët, dyshohet se kanë organizuar lojëra të fatit të ndaluara me Ligjin Nr.06/L-155 për ndalimin e lojërave të fatit, me qëllim përfitimin e kundërligjshëm të dobisë pasurore.
Prokuroria ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë – Dega në Malishevë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh. Të dyshuarit, që nga 12 marsi 2026, ndodhen nën masën e ndalimit për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit.
Gjatë kontrollit policor, pas urdhrit për verifikim, të dyshuarit tentuan të arratisen duke kërcyer nga një dritare e lokalit, por u ndaluan nga zyrtarët. Policia gjeti pesë aparate të lojërave të fatit në funksion dhe para të sekuestruara:
- Në aparat nr. 3 (Kajot): 20 euro;
- Në aparat nr. 4 (Apex): 150 euro;
- Në aparat nr. 5 (Kajot): 70 euro.
Po ashtu, në çantën e E.B. u gjetën 2000 euro.
Përditësime
Prokuroria ka specifikuar emrin e lokalit afarist si D….