Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë po zhvillohet nata e pestë e protestës kundër vendimeve të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Organizatori i tubimit, Çlirim Haziri, u bëri thirrje autoriteteve shtetërore që të fuqizojnë mbështetjen financiare për proceset gjyqësore në vazhdim.
Protesta në Vjenë
Paralelisht, në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, shqiptarët organizuan një protestë si reagim ndaj dënimeve të shqiptuara. Pjesëmarrësit mbanin flamuj kombëtarë dhe simbole të UÇK-së, duke shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit që dënoi ish-krerët e organizatës me 81 vjet burgim në total, për krime lufte.
Sipas vendimit të shkallës së parë, dënimet për ish-udhëheqësit janë si vijon:
- Hashim Thaçi: 25 vjet burgim
- Jakup Krasniqi: 25 vjet burgim
- Kadri Veseli: 18 vjet burgim
- Rexhep Selimi: 13 vjet burgim
Përditësime
Mijëra qytetarë u mblodhën sot në Prishtinë për të kërkuar ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në protestë morën pjesë edhe familjarë të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa atmosfera u shoqërua me ndezjen e flakadanëve dhe këngën 'Mora fjalë'. Organizatori Çlirim Haziri paralajmëroi zgjerimin e protestave nëse institucionet nuk ndërmarrin hapa konkretë për ndryshimin e ligjit në fjalë.