Protestat në kryeqytet kanë hyrë në ditën e tyre të 34-t. Gjatë tubimit të fundit, një prej pjesëmarrësve ka ekspozuar një objekt simbolik, të ndërtuar nga kapsolla bosh të gazit lotsjellës, të cilat sipas tij u përdorën nga policia gjatë ndërhyrjes së një dite më parë.
Qytetari deklaroi se objektet, të cilat i cilësoi si "prova krimi", janë blerë nga Serbia për t'u përdorur kundër popullit. Ai kritikoi ashpër qeverinë, duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama me pretendimin se buxheti po shpenzohet për mjete të kontrollit të turmave në kurriz të kategorive sociale si pensionistët.
"Rama ka lekë të blejë nga Serbia bomba kundër popullit, por jo t'i japë pensionistëve", u shpreh protestuesi, duke shtuar se objekti i realizuar nga kapsollat do të shërbejë si një "gjerdan" simbolik për qeverinë.