Në ditën e 64-të të protestës kundër qeverisë, qytetarët e pranishëm përpara godinës së Kryeministrisë kanë shkruar një mesazh simbolik mbi asfalt. Pas përfundimit të fjalimeve nga foltorja, protestuesit kanë shkruar me shkronja të mëdha frazën në anglisht: “Boulevard of Hope” (Bulevardi i Shpresës). Ky veprim është shoqëruar nga turma me thirrje për ndryshim politik dhe kërkesën për dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.
Përveç thirrjeve për kreun e ekzekutivit, pjesëmarrësit kanë kërkuar edhe llogaridhënie para drejtësisë për klasën e vjetër politike. Menjëherë pas realizimit të këtij mesazhi, mijëra qytetarët e mbledhur kanë nisur një marshim masiv nëpër rrugët kryesore të Tiranës për të vijuar qëndresën e tyre.