Partia Socialiste ka paraqitur kërkesë për ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për reformën administrativo-territoriale në Republikën e Shqipërisë. Propozimi synon vazhdimin e punës pa prezencën e deputetëve të opozitës dhe pa të drejtën e paritetit, pas bojkotit të tyre në mbledhjet e fundit. Kërkesa, e siguruar nga gazetari Muhamed Veliu i Top Channel, ka si objekt "Ndryshimi i Vendimit nr.75, datë 27.10.2025" për ngritjen e këtij komisioni.
Ky zhvillim vjen pas deklaratës së kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili dy javë më parë tha se "nuk do të presim pafundësisht opozitën në këtë komision". Sot, në orën 12:30, parashikohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku kjo kërkesë është në rend të ditës.
PS argumenton se që nga krijimi i komisionit më 27.10.2025, janë parashikuar katër mbledhje zyrtare:
- 11.11.2025: Nuk morën pjesë përfaqësuesit e Partisë Demokratike, por vetëm ata të Aleancës për Ndryshim dhe Partisë së Lirisë. Komisioni u konstituua formalisht dhe PS u bëri thirrje për pjesëmarrje PD-së.
- 27.11.2025: Të gjithë anëtarët të pranishëm; u miratua plani i punës dhe struktura e ekspertëve. Emërimi i sekretarit u shty.
- 17.12.2025: Nuk u zhvillua për mungesë kuorumi, pasi opozita nuk u paraqit pavarësisht njoftimit.
- 22.01.2026: Pa opozitën, pavarësisht njoftimit të rregullt.
Gjatë kësaj periudhe dy mujore, mungesa e opozitës ka penguar punën e komisionit.
Përditësime
Partia Socialiste propozon përbërjen e re të Komisionit për Reformën Territoriale:
- 17 anëtarë: 9 nga PS, 6 nga PD, 1 nga Aleanca për Ndryshim, 1 nga Partia e Lirisë.
- Drejtim: Arbian Mazniku kryetar, Luçiano Boçi zëvendëskryetar pa bashkëdrejtim.
- Kohëzgjatje: 9 muaj para zgjedhjeve të 2027-ës, prioritet Shqipëria 2030 dhe BE.
Partia Socialiste (PS) i jep Partisë Demokratike (PD) kohë deri të hënën për të marrë pjesë në Komisionin për Reformën Territoriale. Nëse PD-ja pranon, kërkesa për ndryshimin e përbërjes së komisionit rrëzohet.
Gazment Bardhi mohoi bojkotin e PD-së në Konferencën e Kryetarëve, duke shpjeguar mungesat si angazhime të tjera. Ai akuzoi PS-në për mungesë vullneti për dialog, në një deklaratë të tij.
Partia Socialiste (PS) propozon shtimin e një anëtari nga mazhoranca në Komisionin për Reformën Territoriale për të arritur 9 anëtarë PS dhe 8 nga opozita (6 PD, 1 Aleanca për Ndryshim, 1 Partia e Lirisë). Kërkesa, e firmosur nga 9 anëtarë socialistë, argumenton: "Nisur nga qasja e bojkotuese e opozitës parlamentare si dhe fakti që reforma administrative-territoriale përbën një nga prioritetet kyçe të programit të mazhorancës parlamentare Shqipëria 2030 dhe për integrimin në BE, propozohet ndryshimi i përbërjes dhe mënyrës së punës së Komisionit". Propozimi heq të drejtën e vetos së opozitës, me kryetar nga PS dhe nënkryetar nga PD pa bashkëkryesim. Partia Demokratike (PD) kundërshtoi në Konferencën e Kryetarëve, duke e quajtur prishtje të dialogut për reformat BE. Demokratët mohojnë bojkotin dhe kërkojnë procese konsensuale: "Ne ju themi se duhen procese konsensuale, hajdeni të g".