Paris Saint-Germain fitoi 5-4 ndaj Bayern Munich në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në Parc des Princes. Kjo përballje hyri në histori për numrin rekord të golave.
Kronologjia e golave
• Minuta 17: Harry Kane shënoi nga penalltia për Bayernin (0-1), pas faullit ndaj Luis Diaz nga Willian Pacho.
• Khvicha Kvaratskhelia barazoi për PSG (1-1).
• Rreth minutës 30: Joao Neves shënoi me kokë nga këndorja (2-1).
• Minuta 41: Michael Olise barazoi (2-2).
• Para pushimit, VAR akordoi penallti për prekje dore; Ousmane Dembélé shënoi (3-2).
• Minuta 56: Kvaratskhelia realizoi dopietën (4-2).
• Dembélé kompletoi dopietën (5-2).
• Minuta 65: Dayot Upamecano ngushtoi në 5-3.
• Minuta 69: Luis Diaz shënoi (5-4).
PSG ruajti epërsinë minimale deri në fund.
Rekordet e thyer
• 5 gola në 45 minutat e para të një gjysmëfinale (që nga 1992-93).
• 9 gola total në gjysmëfinale, duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 7.
• PSG ka 43 gola dhe Bayern 42 në këtë edicion.
• Kvaratskhelia ka 10 gola në edicion dhe 7 në fazën eliminatore.
• Dembélé, lojtari më i mirë sipas UEFA, ka 11 gola dhe 7 asiste në eliminime direkte.
• Harry Kane arriti 13 gola në edicion.
• Trajneri Luis Enrique arriti 50 fitore në 77 ndeshje Champions.
• 100-ën fitore e PSG-së në Champions.
Ndeshja kthyese zhvillohet javën e ardhshme në Mynih. Fituesi përballet me Arsenal ose Atletico Madrid në finalen e Budapestit në fund të majit.