Egli Pashollari, 31-vjeçari, mbeti i vrarë pasditen e 20 shkurtit në rrugën "Kongresi i Lushnjes" në Tiranë, pas një sulmi me thikë.
Pamjet e siguruar nga kamerat e sigurisë, të publikuar sot, regjistrojnë momentin kur i dyshuari Gazment Buçpapaj e sulmon viktimën menjëherë pasi ky i fundit zbret nga automjeti i tij, një BMW Seria 7 me ngjyrë të bardhë. Plagët e shkaktuara rezultuan fatale për Pashollari.
Në vendngjarje ndodheshin gjithashtu partnerja e Buçpapajt dhe një person tjetër, të cilët shihen pranë skenës. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të frekuentuar të kryeqytetit, duke shkaktuar panik mes kalimtarëve dhe banorëve.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të përplasjes. Deri tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi konfliktin e mundshëm mes palëve.