Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia është e gatshme për luftë, por nuk dëshiron konflikt me Evropën. Ai i bëri këto komente teksa po diskutohen në Evropë përgatitjet ushtarake dhe mundësia e një lufte deri në vitin 2030.
Duke komentuar këto diskutime, Putin tha se Moska nuk synon të nisë konflikt me vendet evropiane. “Para së gjithash, ne jemi të gatshëm, por nuk duam asnjë luftë me Evropën. Nëse duan të përgatiten, le të përgatiten”, citohet të ketë thënë ai.
Putin paralajmëroi se përshkallëzimi i mëtejshëm mund të ketë pasoja të rënda për të gjitha palët. “Nëse gjërat shkojnë shumë larg, nuk do të ketë fare fitues. Askush të mos e harrojë këtë”, tha ai.
Deklaratat e Putinit vijnë në një kohë kur në Evropë po shtohen diskutimet për forcimin e mbrojtjes dhe gatishmërinë ushtarake, në sfondin e tensioneve të vazhdueshme me Rusinë.