Procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura përmes postës po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Deri të dielën, më 14 qershor 2026, janë përpunuar 39 kuti votimi, ndërsa mbeten për t'u numëruar edhe rreth 150 kuti të tjera, proces ky që po qartëson përbërjen e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Sipas të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje pritet të ketë numrin më të madh të deputetëve të rinj. Mes figurave që kanë siguruar mandatin janë:
• Osman Musliu, ish-imami i Drenasit, me rreth 30 mijë vota.
• Arton Konushevci, vëllai i dëshmorit Ilir Konushevci, me mbi 27 mijë vota.
• Jakup Nura, bashkëveprimtar i Adem Jasharit, me mbi 21 mijë vota.
• Armend Baloku dhe Krenare Çerkini, të cilët kanë marrë votat e nevojshme.
• Valon Peci, vëllai i ministrit në detyrë Faton Peci.
Ndërkohë, në subjektet e tjera politike vërehen lëvizje të ndryshme. Në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), pritet rikthimi i Paris Gurit. Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), priten rikthime në Kuvend pas paralajmërimeve të Ardian Gjinit dhe Daut Haradinajt se do të heqin dorë nga mandatet e fituara të deputetit.