Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për emërimin e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit. Vendimi u konfirmua në mbledhjen e ekzekutivit të mbajtur më 24 qershor 2026.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se ky emërim ka për qëllim garantimin e zbatimit efektiv të ligjit dhe forcimin e mbështetjes institucionale për personat e dëmtuar nga veprat penale. "Ky mekanizëm është përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave dhe vendimmarrjen lidhur me kompensimin. Emërimi i tij siguron vazhdimësinë e funksionimit të sistemit të kompensimit", theksoi Kurti.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u shpreh se ky veprim synon ruajtjen e standardeve kushtetuese dhe ligjore, si dhe zbatimin e mirëfilltë të legjislacionit në fuqi, duke garantuar mbrojtjen e viktimave përmes mekanizmave të përcaktuar ligjërisht.