Kryeministri Edi Rama ka ndare ne rrjetet sociale foto nga nje ishull turistik ne Katar, i cili administrohet nga marka prestigjioze Anantara. Kreu i qeverise theksoi se ky destinacion eshte zhvilluar nga vellezerit Alkhayatt, te cilet jane gjithashtu bleresit e tokes private dhe bashkeinvestitoret e projektit ne Zvernec.
Përmes këtij krahasimi, Rama hodhi poshte kritikat e adresuara ndaj ketij projekti, duke argumentuar se nje kompani e nivelit te Power International Holding nuk do te rrezikonte reputacionin e saj. Kryeministri theksoi se kundershtite ndaj projektit nuk do te pengojne zhvillimin e turizmit ne Shqiperi.
Sipas te dhenave te publikuara nga kryeministri, Power International Holding eshte nje konglomerat nga Katar me karakteristikat e meposhtme:
- Mbi 400 kompani te organizuara ne gjashte sektore kryesore te ekonomise.
- Portofol i vleresuar ne rreth 40 miliarde dollare.
- Mbi 65 mije te punesuar.
- Aktivitet ne 25 vende te botes.
Përditësime
Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj protestave kundër projektit turistik në Zvërnec. Ai hodhi poshtë pretendimet e aktivistëve për betonizim të zonës së mbrojtur, duke theksuar se investimi nga grupi i Katarit do të respektojë standardet e biodiversitetit.
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot kritikëve të projektit në Zvërnec, duke konfirmuar vijimin e investimit. Rama deklaroi se projekti nuk do të ndalet nga kundërshtitë, pasi shërben për zhvillimin e zonës. Ai theksoi se investitorët nga Katari do të zbatojnë planin e parashikuar, pavarësisht reagimeve publike.