Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Zvërnecit, ka adresuar shqetësimet e ngritura nga protestuesit, duke iu referuar pesë kushteve që ata kanë paraqitur. Kreu i qeverisë zgjodhi një ton ironik për t'iu përgjigjur kërkesës për dorëheqjen e tij.
"Po kur thonë 5 kushte: ‘Jep dorëheqjen’. Po mirë, po jap dorëheqjen, katër të tjerat si do i bëj?", u shpreh Rama para të pranishmëve.
Në lidhje me investimet në këtë zonë, kryeministri siguroi se procesi ka qenë rigoroz. Ai sqaroi se pretendimet për një investim në vlerën e 27 milionë eurove i referohen një lejeje, e cila është kthyer mbrapsht nga autoritetet përkatëse.