Kryeministri Edi Rama, i cili po vijon vizitën në Jeruzalem, iu adresua sot Konferencës Ndërkombëtare për Luftën Kundër Antisemitizmit. Kjo konferencë përkon me Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Konferencën e përshëndetën edhe Presidenti i Izraelit Isaac Herzog dhe Ministri i Çështjeve të Diasporës Amichai Çikli.
Më herët, Kryeministri Rama theksoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë në luftën kundër antisemitizmit, duke theksuar se ky qëndrim buron nga vlerat më të thella humane dhe historike të popullit shqiptar.
Gjatë periudhës më të errët të historisë evropiane, Shqipëria u shndërrua në një strehë të sigurt për hebrenjtë e përndjekur, duke i mbrojtur ata pa dallim, në frymën e besës dhe solidaritetit njerëzor.
Përditësime
Kryeministri Edi Rama foli në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit në Jeruzalem, një ditë pas fjalimit në Parlamentin izraelit Knesset.
Ai theksoi se Shqipëria ishte e vetmja në Evropë që nuk dorëzoi asnjë hebre dhe popullsia hebreje u rrit gjatë luftës.
Rama deklaroi: "Antisemitizmi rishfaqet i maskuar". Shqipëria kundërshton antisemitizmin, islamofobinë dhe racizmin.
Për Gazën, ai e quajti terrorin e Hamasit "thikë me dy tehe kundër hebrenjve dhe palestinezëve", duke shtuar se paqja kërkon udhëheqje palestineze pro-jetës.