Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve ANSA, ku foli për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe rolin e tij për Shqipërinë.
Ai e cilësoi metodën evropiane të zgjerimit me anëtarë të rinj si shumë të ngadaltë dhe të mbushur me pengesa. "BE-ja është një bekim për ne. Roli i saj është shumë i dobishëm për ndërtimin e institucioneve dhe ajo di ta bëjë këtë. Është procesi më neurotik i mundshëm, por funksionon. Falë kësaj, ne kemi ndryshuar", tha Rama.
Sipas tij, Bashkimi Evropian ka ndryshuar qëndrimin themelor që nga pushtimi i Ukrainës nga Putin. "Më parë thoshin fjalët e duhura, por veprimet nuk pasonin. Kur erdhi pushtimi, ata e kuptuan se të gjitha palët jashtë bllokut mund të humbisnin", u shpreh kryeministri.
Rama theksoi nevojën për të vazhduar me reformat: "Duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Dhe do të ecim përpara sepse kështu përmirësohemi". Ai shtoi se "lajmi i mirë është se ne nuk do të bëhemi kurrë një Gjermani, sepse nuk jemi të aftë për këtë. Por një 'Itali e vogël'".
Përditësime
Kryeministri Edi Rama rivindosi objektivin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 2030-ës, në intervistë për ANSA dhënë ish-ambasadorit italian në Tiranë, Fabrizio Buçi.