Edi Rama mblodhi këtë të hënë, më 16 shkurt 2026, në orën 09:00, grupin parlamentar të Partisë Socialiste në Kryesinë e Kuvendit. Në takim pritet të prezantojë një paketë ndryshimesh në Kodin e Procedurës Penale, me fokus nenin 242, që synon kufizimin e kompetencës së gjykatave për pezullimin nga detyra të funksionarëve të lartë kushtetues.
Drafti mban firmën e Edi Ramës, kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja. Pas diskutimit në grup, ndryshimet pritet të depozitohen zyrtarisht në Kuvend. Rama mësohet se ka dhënë udhëzime për përgatitjen e argumenteve pro nismës.
Ndryshimet e propozuara
Neni 242 aktualisht parashikon: “Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”.
Me formulimin e ri, përjashtimi zgjerohet duke përfshirë:
- Presidentin e Republikës;
- Kryeministrin;
- Anëtarët e Këshillit të Ministrave;
- Avokatin e Popullit;
- Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH);
- Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.
Formulimi mbetet i ngjashëm në thelb, por specifikon përjashtimet për këta funksionarë të lartë.
Përditësime
Kryeministri Edi Rama deklaroi se pezullimi i një ministri cenon funksionin e institucionit dhe bllokon propozimet në Këshillin e Ministrave.
Ulsi Manja shpjegoi ndryshimet duke iu referuar Kushtetutës dhe duke specifikuar shtimin e 7 subjekteve të reja në listën e përjashtimeve, përfshirë zëvendëskryeministrin dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Ndryshimet nuk kanë fuqi prapavepruese dhe nuk ndikojnë në rastin e Belinda Ballukut. PS do ta trajtojë imunitetin në Këshillin e Mandateve.
Edi Rama theksoi se pezullimi i një ministri prek vetëm funksionin institucional, jo individin, duke cenur autonominë vendimmarrëse të ekzekutivit.
Ndryshimet nuk prekin pavarësinë e pushtetit gjyqësor.
Rama e quajti pezullimin në fazë paraprake të pajustifikueshëm.
Nisma synon të mbyljë boshllëqet kushtetuese me përcaktime të qarta "funksion për funksion".
Ndryshimet paraqiten si parimore, jo të lidhura me një rast specifik.
Shumica paralajmëron reagim institucional kundër pezullimeve si ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv.