Futbollistët e Kombëtares shqiptare zhvilluan paraqitje të mira gjatë kësaj jave me klubet respektive, duke kontribuar në ndeshjet e tyre.
Ylber Ramadani ishte protagonist me Lecce-n në barazimin 0-0 ndaj Lazios. Mesfushori u vlerësua për sigurinë dhe ekuilibrin në mesfushë dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.
Arber Hoxha dha asist në fitoren 4-1 të Dinamo Zagreb ndaj FCSB-së në Europa League. Ai ishte aktiv dhe i rrezikshëm në fazën ofensive.
Arbnor Muja asistoi në fitoren 2-1 të St. Truiden në transfertë ndaj RAAL La Louviere. Kjo fitore e çon skuadrën në 45 pikë, në vendin e dytë, një pikë larg liderit.
Cristian Shpendi asistoi golin e barazimit në minutën 60 për Cesena-n në humbjen 1-2 ndaj Barit. Ai ka 3 asist dhe 8 gola në kampionat këtë sezon.
Nedim Bajrami u rikthye nga dëmtimi me Rangers-in në fitoren 3-0 ndaj Dundee FC-së, duke luajtur disa minuta pas 10 ndeshjesh mungesë.
Titullarë këtë javë ishin:
• Thomas Strakosha
• Mario Mitaj
• Berat Gjimshiti
• Qazim Laçi
• Armando Broja