Reza Pahlavi, djali i Shahut të fundit të Iranit dhe i mërguar në Shtetet e Bashkuara, u ka bërë thirrje SHBA-së dhe Izraelit të shmangin goditjet ndaj infrastrukturës civile në Iran.
Në një reagim të publikuar në platformën X, ai i kërkoi Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu të vazhdojnë të synojnë strukturat e regjimit iranian dhe aparatin e tij shtypës, por pa dëmtuar objektet civile. Këto objekte, sipas tij, do të jenë të domosdoshme për rindërtimin e vendit në të ardhmen.
“U bëj thirrje të vazhdojnë të synojnë regjimin dhe mekanizmin e tij të shtypjes, duke shmangur njëkohësisht infrastrukturën civile që iranianët do ta kenë të nevojshme për të rindërtuar vendin tonë,” shkroi Pahlavi.
Kjo deklaratë vjen në një kohë tensionesh të larta. Më herët, Donald Trump paralajmëroi se centralet elektrike iraniane mund të shkatërrohen nëse Ngushtica e Hormuzit nuk rihapet brenda 48 orëve.