Dy aeroportet në Rzeszow dhe Lublin, të vendosura në Poloninë juglindore pranë kufirit me Ukrainën, u mbyllën përkohësisht të shtunën si masë paraprake për shkak të sulmeve ajrore ruse në Ukrainë.
Agjencia Polake e Shërbimeve të Navigimit Ajror postoi në platformën X se pezullimi i operacioneve të fluturimeve erdhi për të siguruar funksionimin e lirë të aviacionit ushtarak. Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake shpjegoi se avionët e NATO-s kishin filluar të operonin në hapësirën ajrore polake për mbrojtjen e zonave ngjitur me rajonet e kërcënuara.
Rzeszow shërben si qendra kryesore e NATO-s për furnizimet me armë drejt Ukrainës. Shërbimi FlightRadar24 lidhi mbylljen me operacionet e avionëve të NATO-s në zonë.
Aeroportet u rihapen pas përfundimit të operacioneve. Komanda polake falënderoi NATO-n dhe forcën ajrore gjermane, duke konfirmuar se sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe radarët ishin rikthyer në aktivitet standard. Autoritetet polake theksuan se nuk kishte shkelje të hapësirës ajrore polake.
Ukraina raportoi se Rusia kishte nisur një sulm të madh ajror ndaj objekteve energjetike, duke përfshirë termocentrale në Ukrainën perëndimore.