Rodrygo, lojtari brazilian i Real Madrid-it, ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë ndeshjes në minutën e 66-të. Ai ka këputur ligamentin e kryqëzuar dhe meniskun, çka do ta mbajë jashtë fushave për 10-12 muaj. Kjo e lë atë pa mundësi të luajë në pjesën e mbetur të sezonit me klubin dhe në Kupën së Botës me Brazilin në verë.
Rodrygo reagoi për herë të parë në llogarinë e tij në Instagram me një mesazh emocional. Ai e quajti ditën si "një nga ditët më të këqija të jetës sime", duke shprehur frikën e hershme ndaj këtij dëmtimi dhe duke pyetur nëse e meriton atë. Megjithatë, ai theksoi se ka përjetuar shumë gjëra të mira dhe premtoi të jetë i fortë si gjithmonë.
Në postim, Rodrygo shkroi: "Një pengesë e madhe ka dalë në jetën time, në karrierën time, duke më penguar të bëj atë që dua më shumë për një kohë. Jam jashtë për pjesën tjetër të sezonit me klubin tim dhe jashtë Kupës së Botës me vendin tim, një ëndërr që të gjithë e dinë sa shumë do të thotë për mua."
Ai falënderoi fansat për lutjet dhe mbështetjen, duke thënë se janë shumë të rëndësishëm për të. Rodrygo premtoi se nuk do të ndalet dhe beson se ka ende gjëra të pabesueshme për të arritur. Postimi përfundon me fjalët: "Zoti është ende në kontroll të gjithçkaje."