Rreth 16 mijë qytetarë kanë firmosur deri tani peticionin kombëtar të inicuar nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Peticioni mbështet katër ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohet në Dhomat e Specializuara me seli në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Peticioni drejtohet Dhomave të Specializuara dhe kërkon që vendimi për të akuzuarit të bazohet ekskluzivisht në prova dhe fakte të administruara në gjykim. Ai thekson se çdo ndikim politik, drejtpërdrejtë apo tërthor, do të dëmtonte kredibilitetin e drejtësisë ndërkombëtare, e cila pritet të jetë e paanshme dhe pa standarde të dyfishta.
Mes kërkesave kryesore përmenden:
- Respektim i plotë i të drejtave themelore të të akuzuarve.
- Respektim i Ligjit për Dhomat e Specializuara, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, si dhe i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që garantojnë proces të drejtë, transparent dhe të paanshëm.
- Trajtim dinjitoz dhe njerëzor ndaj të paraburgosurve, në përputhje me konventat ndërkombëtare, duke garantuar integritetin fizik dhe psikologjik.
- Heqje e menjëhershme e masës së paraburgimit, duke marrë parasysh kohëzgjatjen e jashtëzakonshme të procesit dhe parimin e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm.
Peticioni është inicuar nga OVL UÇK dhe mund të firmoset në linkun e dhënë nga burimi.
Përditësime
Numri i firmave të peticionit në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së u rrit nga rreth 16 mijë në mbi 19 mijë.