Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike, ka reaguar në rrjete sociale për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Tomor Dosti.
Në postimin e tij, Berisha shkruan se Tomor Dosti "mbylli sytë përgjithmonë". Ai e cilëson pasardhës i njërës prej familjeve më të shquara të Shqipërisë dhe bir i Hasan Dostit, intelektualit dhe atdhetarit të shquar, kryetar i Komitetit të Shpëtimit Kombëtar të Mukjes dhe drejtues kryesor i Ballit Kombëtar.
Sipas Berishës, Dosti përjetoi që nga fëmijëria kalvarin e luftës së klasave, përndjekjen, burgosjen dhe internimin në burgjet dhe kampet e diktaturës komuniste. Ai mbështeti përmbysjen e regjimit komunist dhe vendosjen e pluralizmit. Pas themelimit të Partisë Demokratike, Dosti u zgjodh deputet i saj në Parlamentin e Shqipërisë.
Gjatë periudhës 1992-1996, Tomor Dosti mbajti postet e nënkryetarit dhe sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike.
Berisha shpreh nderimin më të madh për kontributin e tij të çmuar dhe mirënjohjen e thellë për bashkëpunimin e tyre. Ai dërgon ngushëllimet më të ndjera familjes së Dostit, miqve dhe të afërmve, duke lutur që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar.
Postimi i plotë i Berishës:
"Nderim për Tomor Dostin. Të dashur miq, Tomor Dosti mbylli sytë përgjithmonë. Pasardhës i njërës prej familjeve më të shquara të Shqipërisë, bir i Hasan Dostit, intelektualit dhe atdhetarit të shquar, Kryetarit të Komitetit të Shpëtimit Kombëtar të Mukjes dhe drejtues kryesor i Ballit Kombëtar.
Tomor Dosti që nga fëmijëria e tij përjetoi kalvarin e egër të luftës së klasave, përsekutimin, burgosjen dhe internimin në burgjet dhe kampet e diktaturës komuniste. Tomori mbështeti që në fillim përmbysjen e diktaturës komuniste dhe vendosjen e pluralizmit. Pas themelimit të Partisë Demokratike ai është zgjedhur përfaqësues deputet i saj në Parlamentin e Shqipërisë.
Në vitet 1992-1996 Tomor Dosti është zgjedhur në postet drejtuese të Nënkryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike.
Duke shprehur nderimin tim më të madh për kontributin e tij të çmuar dhe mirënjohjen e thellë për bashkëpunimin që kemi pasur, shpreh ngushëllimet e mia më të ndhera familjes së tij të nderuar, miqve dhe të afërmve të tij dhe lutem së bashku me ta që shpirti i mirë i Tomor Dostit të gjejë paqen e merituar. Amin!"