Në Gjykatën Themelore të Prishtinës mbahet sot, 20 shkurt 2026, seanca e tretë radhazi gjyqësore lidhur me sulmin e armatosur në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit.
Seanca parashikohet të nisë në orën 09:30. Para trupit gjykues do të paraqiten të pandehurit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023.
Gjatë sulmit mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa disa zyrtarë policorë të tjerë u plagosën.