Në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet sot seanca gjyqësore për sulmin e armatosur në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit.
Seanca nis në orën 09:30. Para gjykatores do të paraqiten Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023.
Sulmi i armatosur ndaj Policisë së Kosovës në atë datë rezultoi me vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.
Përditësime
- Ora e nisjes së seancës gjyqësore në Prishtinë u shty në 13:15 (nga 09:30).
- Sulmi në Banjskë calificohet si terrorist, ndërsa Afrim Bunjaku si rreshter hero.