Policia e Kosovës, më 10 shkurt 2026 rreth orës 23:20, ka kryer një kontroll në një shtëpi të braktisur në fshatin Dobroshevina të Zubin Potokut.
Njësitë e Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë-Veri, gjatë patrullimit, kanë pranuar informacion për prani të mjeteve të dyshuara ilegale. Pas kontrollit, policia ka sekuestruar gjashtë granata dore, një maicë dhe dy këmisha të Policisë së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes ka intervenuar njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila i ka tërhequr granatat në mënyrë të sigurt, pa incidente.
Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e procedurës penale për rastin "Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve".
Nuk ka persona të arrestuar. Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton të raportojnë raste të ngjashme në numrin 192.