Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka njoftuar vendimin e Departamentit të Shtetit për të vendosur kufizime vizash ndaj 75 individëve. Këta janë anëtarë familjarë ose bashkëpunëtorë të afërt të personave të lidhur me Kartelin Sinaloa, të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059.
Në një postim në rrjetin social X më 20 prill 2026, Rubio shkroi se administrata e Donald Trump vazhdon të forcojë sigurinë në vend dhe rajon. Ai theksoi se Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të mbrojë amerikanët nga narkoterroristët e rrezikshëm dhe drogat vdekjeprurëse.
Postimi origjinal në anglisht: "The Trump Administration continues to make our nation and region safer and stronger. Today, I’m taking steps to impose visa restrictions on 75 individuals who are family members or close associates of persons linked to the Sinaloa Cartel sanctioned under E.O. 14059. @StateDept… — Secretary Marco Rubio (@SecRubio) April 20, 2026".