Ambasadori Gerard McGurk, shef i OSBE-së në Kosovë, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur më 14 mars 2026 mes Qeverisë së Kosovës dhe BE-së për zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe Automjetet.
Në një postim në rrjetet sociale, McGurk shkroi se mirëpresin këtë marrëveshje për zbatimin e ardhshëm të ligjit, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm përpara në adresimin e një çështjeje praktike që prek jetën e përditshme të njerëzve.
Ai ka uruar kryeministrin Albin Kurti, përfaqësuesin e BE-së Peter Sørensen dhe ambasadorin Aivo Orav për udhëheqjen dhe angazhimin e tyre në arritjen e këtij dakordimi.
Postimi origjinal në anglisht lexohet: “Welcome agreement on future implementation of the Law on Foreigners and Vehicles – an important step forward in addressing a practical issue affecting people’s daily lives. Congratulations to PM Kurti, EUSR Peter Sørensen & Ambassador Aivo Orav for their leadership & engagement.”