Pete Hegseth, shefi i Pentagonit, konfirmoi të mërkurën se personi që udhëhoqi komplotin për vrasjen e Donald Trump-it u vra gjatë sulmeve ndaj Iranit. Deklarata u bë në një konferencë për shtyp në Pentagon.
“Udhëheqësi i njësisë që tentoi të vriste Presidentin Trump është gjurmuar dhe është vrarë”, tha Hegseth, sipas The Guardian-it.
Komploti daton nga viti 2024, kur prokurorët federalë nën administratën e Joe Biden-it akuzuan shtetasin iranian 51-vjeçar Farhad Shakeri dhe dy burra nga Nju Jorku për organizimin e një operacioni vrasjeje me pagesë në emër të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).
Qëllimi ishte hakmarrja për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani nga Trump në vitin 2020. Prokurorët thanë se Shakeri ishte udhëzuar personalisht nga një zyrtar i IRGC-së për të vrarë Trump-in gjatë fushatës presidenciale.