Një sherr ka ndodhur në një lokal në qytetin e Burrelit.
Sipas informacioneve paraprake, një person është lënduar dhe ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Burrelit. Më pas, ai është transportuar me urgjencë drejt Tiranë për mjekim më të specializuar.
Ndërkohë, lidhur me ngjarjen janë shpallur në kërkim dy persona.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.