Një restorant në Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës u përfshi nga flakët mëngjesin e së martës, 21 prillit 2026, duke u shkrumbuar në një pjesë të mirë të sipërfaqes së tij.
Zjarri u përhap me shpejtësi në të gjithë godinën, i ndihmuar nga era e fortë dhe materiali prej druri i tavanit si dhe një pjese të strukturës së lokalit. Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, restoranti u dëmtua rëndë.
Biznesi ndodhet fare pranë burimit "Nëna Mbretëreshë" dhe është në pronësi të shtetasit Bukurosh Balliu. Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar.
Paraprakisht, dyshohet se shkak për zjarrin ka qenë një shkëndijë elektrike ose shkarkesë rrufeje.