Në orët e vona të natës së 24-25 janarit 2026, një zjarr përfshiu një lokal pranë urës së Dajlanit në qytetin e Durrësit.
Lokali nuk ishte në funksion dhe kishte mbetur i mbyllur prej kohësh. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar.
Zjarrfikësit mbërritën shpejt në vendngjarje dhe shuan flakët, duke parandaluar përhapjen e zjarrit.
Paraprakisht, sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, e cila i dha flakën materialeve brenda lokalit. Ngjarja rezultoi vetëm me dëme materiale.