Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e së dielës në zonën e ish-Kënetës në qytetin e Durrësit. Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, duke e shkrumbuar ndërtesën thuajse tërësisht. Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë kryer ndërhyrjen për shuarjen e flakëve.
Sipas informacioneve paraprake nga grupi hetimor, dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Autoritetet përkatëse kanë nisur verifikimet për të përcaktuar me saktësi rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes. Nga raportimet zyrtare, konfirmohet se nuk ka pasur lëndime në njerëz.