Në Nion të Zvicrës u zhvillua ceremonia e shortit të 1/8-ave të finales të Ligës së Konferencës, kompeticionit të tretë më të rëndësishëm klubesh në Europë. Shorti u hodh më 27 shkurt 2026 në orën 14:00 dhe përcaktoi çiftet deri në finalen e madhe në Leipzig.
Ndeshjet e fazës së parë do të luhen me sistemin vajtje-ardhje, ku takimi i parë është parashikuar për 12 mars dhe ai i kthimit për 19 mars.
Shorti solli përballje interesante për futbollistët shqiptarë. AEK Athina, ku luan portieri Thomas Strakosha, u çiftua me skuadrën sllovene Celje. Ndërkohë, Rayo Vallecano i mbrojtësit Ivan Balliu do të ndeshet me turqit e Samsunspor.
Çiftet e plota të 1/8-ave të finales janë:
- Crystal Palace – AEK Larnaka
- Sigma Olomouc – Mainz
- Lech Poznan – Shakhtar Donetsk
- Samsunspor – Rayo Vallecano
- AZ Alkmaar – Sparta Pragë
- Celje – AEK Athinë
- Fiorentina – Raków
- Rijeka – Strasbourg.