Kombëtarja shqiptare e Socca-s regjistroi fitoren e dytë në Grupin A të Kampionatit Europian që zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit”. Ekipi triumfoi 1-0 ndaj Qipros dhe siguroi kualifikimin për në raundin e 1/8-ave.
Pas suksesit ndaj Turqisë, kuqezinjtë arritën tri pikë të tjera të rëndësishme. Goli i vetëm u shënua në pjesën e dytë nga Xhuljano Reçi me penallti.
Skuadra ruajti avantazhin deri në fund dhe mbajti portën të pastër. Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e fundit të grupit kundër Sllovenisë në orën 20:00 në të njëjtin stadium.