Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) do të organizojë gjatë muajve shkurt-mars turneun e parë europian për vitin 2026. Bëhet fjalë për ndeshjet e raundit të dytë të grupit B6, të vlefshme për Kampionatin Europian U-17 për vajza.
Shqipëria do të jetë vend mikpritës, së bashku me ekipet e Izraelit dhe Andorrës. Të gjitha përballjet do të zhvillohen në "Shtëpinë e Futbollit", më datat 26 shkurt, 1 mars dhe 4 mars.
Oraret e ndeshjeve janë përcaktuar si vijon:
• Shqipëri – Andorra, më 26 shkurt, ora 14:00, në "Shtëpinë e Futbollit".
• Andorra – Izrael, më 1 mars, ora 12:00, në "Shtëpinë e Futbollit".
• Izrael – Shqipëri, më 4 mars, ora 14:00, në "Shtëpinë e Futbollit".
Trajnerja e Kombëtares U-17, Cyme Lulaj, do të njoftojë në ditët në vijim listën me 20 futbollistet e grumbulluara për këto sfida. Ky turne shënon hapin e parë të Shqipërisë në garat europiane të vitit 2026 për kategorinë U-17 vajzash.