Ita Gani, shqiptare që jeton dhe vepron në Izrael, bëri të ditur se gjatë mbrëmjes vendi u sulmua katër herë nga Irani.
Në emisionin „Ora Shtatë“ të Klan Kosova, ajo përshkroi situatën si të vështirë, duke theksuar se paralelisht sulme kryen edhe Hezbullahu i Libanit në veri të vendit. „Situata vazhdon të jetë e vështirë. Mbrëmë natën kemi pasur katër sulme nga Irani dhe ajo që e bën ndryshe këtë luftë në këtë moment, kemi edhe Hezbollahun e Libanit që paralelisht gjuan në veri të Izraelit“, u shpreh ajo.
Sipas Ganisë, dallimi kryesor në këtë luftë është se Izraeli lajmëron njerëzit në vendet ku planifikon sulme.