Sot, më 7 maj, përfundon afati që partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës ta njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, si dhe për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se kjo periudhë ka nisur më 1 maj dhe mbyllet sot. Deri në mërkurë në orën 12:00, KQZ kishte pranuar njoftimin për pjesëmarrje nga 18 parti politike, mospjesëmarrjen nga 4 parti të tjera dhe formimin e një koalicioni të përbërë nga 2 parti.
Koalicioni i vetëm i deklaruar deri tani është ai parazgjedhor i formuar nga dy parti boshnjake: Demokratska Stranka Boshnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, të cilat e kanë regjistruar koalicionin me emrin "Koalicija VAKAT".
Sipas KQZ-së, këto obligime vlejnë vetëm për 53 partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës. Njoftimi i pjesëmarrjes ose mospjesëmarrjes dhe formimi i koalicioneve është proces i veçantë nga aplikimi për certifikim i subjektve të reja politike dhe dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë.
Afati për aplikim për certifikim të subjektve të reja politike, përfshirë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, ka filluar më 2 maj dhe përfundon më 10 maj.
Përditësime
Numri i partive që konfirmuan pjesëmarrjen në zgjedhjet e Kosovës u rrit në 20 nga 18. Lista përfshin LDK, AAK, Srpska Lista etj.
Numri i partive që deklaruan mospjesëmarrje u rrit në 5 nga 4.
LVV dhe PDK ende pa njoftim zyrtar.
Pesë parti kanë deklaruar mospjesëmarrje në zgjedhjet e Kosovës:
- Partia Demokratike e Unitetit,
- Balli Kombëtar,
- Lëvizja Qytetare Vatra,
- Bashkimi për Ndryshim Anamorava,
- Partia e Drejtësisë.
Partia Socialdemokrate (PSD) konfirmoi pjesëmarrjen, ndryshe nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Nisma Socialdemokrate nuk ka dhënë ende përgjigje.
Liderë partiakë kanë prezantuar kandidatë të rinj për listat.
Sipas burimeve, ish-presidentja Vjosa Osmani mund të bashkohet me listën e LDK-së.
22 parti konfirmuan pjesëmarrjen në zgjedhjet e Kosovës, nga 20 më parë. 8 parti deklaruan mospjesëmarrje, nga 5.
Zhvillime kryesore:
• PDK konfirmoi zyrtarisht pjesëmarrjen.
• AKR deklaroi mospjesëmarrje.
• U formuan 2 koalicione, nga 1 ('Koalicija VAKAT').
Ndër 22 pjesëmarrësit përfshihen Partia Socialdemokrate, Srpska Lista, LDK etj.
KQZ-ja publikoi listën e plotë të 22 partive që konfirmuan pjesëmarrjen në zgjedhjet e Kosovës.
8 parti deklaruan mospjesëmarrje, midis të cilave Srpski Narodni Pokret, Partia Reforma Demokratike dhe Aleanca Kosova e Re.
U formua koalicioni i dytë 'Ashkalitë e Bashkuar', që bashkon Partinë e Ashkalinjëve për Integrim, Partinë Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës dhe Lëvizjen për Bashkëveprim.
Valmir Elezi, zëdhënës zyrtar, konfirmoi listën e plotë pas orës 24:00 të 7 majit.
- 9 parti deklaruan mospjesëmarrje (nga 8), duke përfshirë Nisma Socialdemokrate.
- U regjistruan 3 koalicione (nga 2), të formuara nga 9 parti; i treti: Lëvizja Vetëvendosje me Guxo, Alternativa dhe PSHDK.
- Total 22 parti pjesëmarrëse.
KQZ konfirmoi mbylljen e afatit për njoftimin e pjesëmarrjes në zgjedhjet e 7 qershorit 2026, në orën 24:00 të 7 majit.
Institucioni publikoi listat zyrtare:
- 22 parti pjesëmarrëse, përfshirë PSD, Srpska Lista, LDK dhe PDK;
- 9 parti mospjesëmarrëse, përfshirë PDU, NISMA dhe AKR;
- 3 koalicione: VAKAT (2 parti), Ashkalitë e Bashkuar (3 parti) dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV, Guxo, Alternativa, PSHDK).
Valmir Elezi sqaroi se partitë janë të certifikuara automatikisht. Certifikimi kërkohet vetëm për subjektet e reja – koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur – me aplikim online deri më 10 maj.
Të gjitha subjektet dorëzojnë listat e kandidatëve deri më 12 maj, online si në zgjedhjet e dhjetorit.