Sot, më 28 gusht 2026, do të zhvillohet ceremonia e varrimit për Egzon Bytyqin, i cili ndërroi jetë mbrëmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Bytyqi ishte nën hetim për vrasjen e bashkëshortes së tij, Jetlira Foniqi, ngjarje e cila ndodhi më 23 gusht, rreth orës 23:20, në fshatin Kërvasari të Malishevës.
Viktima, 25-vjeçare dhe shtatzënë në javën e 34-të, ndërroi jetë në QKUK pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve mjekësore. Sipas njoftimeve nga familjarët, ceremonia e varrimit do të fillojë në ora 18:00. Hetimet fillestare të Prokurorisë Themelore në Gjakovë kishin iniciuar procedurat për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi dyshohet se i ndjeri, pasi qëlloi bashkëshorten, plagosi veten me të njëjtën armë zjarri në dhomën e gjumit të banesës së tyre.