Reni Ashiku u paraqit më 26 shkurt 2026 në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku u mor në pyetje në kuadër të hetimeve për dyshime abuzimi me fondet e programit IPARD.
Ai është administrator i kompanisë Converse Management Consulting (CMC), e cila ofron shërbime konsulence, midis të tjerave, në fushën e agrobiznesit.
Hetimet përqendrohen te menaxhimi dhe shpërndarja e fondeve të IPARD, program mbështetës i Bashkimit Europian për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale në Shqipëri.
Në të njëjtën çështje është e kallëzuar edhe ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca.
Nuk janë bërë të njohura ende detaje të plota mbi rolin konkret të personave të përfshirë. Hetimet vazhdojnë nga SPAK.
Përditësime
Komisioni Evropian ndërpreu fondet IPARD në gusht 2023 për shkak të gjetjeve të OLAF-it mbi keqpërdorimet në IPARD II.
- Hetimet filluan pas denoncimeve qytetare për korrupsion, favorizime dhe ndërhyrje politike.
- KE kërkon trajtim serioz, masa korrigjuese dhe transparencë si kusht për rifillimin e financimeve.