Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka reaguar për herë të parë në lidhje me lajmet për sekuestrimin e telefonit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Në kuadër të programit të transparencës, SPAK i është përgjigjur pyetjes specifike duke thënë: "Në përgjigje të kërkesës suaj, ju informojmë se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) nuk e ka sekuestruar telefonin e Drejtorit të Policisë së Shtetit".
Ky mohim vjen pas lajmeve të publikuara në media për një procedurë të tillë hetimore ndaj Ilir Proda. Përgjigjja zyrtare e SPAK daton më 23 janar 2026.
SPAK nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për pyetjen apo kontekstin e saj.
Përditësime
SPAK sqaron se pretendimet për sekuestrim, të publikuara në dhjetor të vitit të kaluar, lidhen me hetimet ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).