Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet në lidhje me dosjen e kompanisë Bankers.
Prokuroria ka komunikuar zyrtarisht akuzat ndaj ish-administratorit Leonidha Çobo, Ritvan Zotos, Elvira Plakut si dhe tre ish-punonjësve të Ministrisë së Financave.
Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, vjedhje për shkak të shpërdorimit të detyrës dhe pastrim parash.
Hetimet kanë nxjerrë në pah se personat e përfshirë blinin toka dhe më pas i jepnin me qira kompanisë Bankers me çmime të larta.
Çështja ishte pushuar më parë nga Prokuroria e Fierit, por SPAK e ka rihapur atë.
Hetimet për aferën e Bankers vazhdojnë ende, ndërsa prokuroria pritet të marrë masa të mëtejshme ndaj të përfshirëve.