Keir Starmer, kryeministri britanik, zhvilloi një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump këtë mbrëmje për të diskutuar situatën e vazhdueshme në Lindjen e Mesme.
Sipas një zëdhënësjeje të Downing Street, dyshja foli për rëndësinë e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit për t’i dhënë fund ndërprerjes së transportit detar global, e cila po rrit kostot në nivel botëror. Starmer shprehu ngushëllimet për personelin amerikan të shërbimit që ka humbur jetën gjatë konfliktit.
Liderët ranë dakord të mbajnë kontakte të vazhdueshme. Zëdhënësja njoftoi se Starmer pritet të diskutojë situatën me kryeministrin kanadez Mark Carney në një takim nesër.
Sipas raporteve të tjera, Starmer ka zhvilluar një bisedë me Carney për ndikimin e mbylljes së ngushticës në transportin ndërkombëtar detar dhe do të vazhdojnë konsultimet të hënën.