Bregu Lindor i Shteteve të Bashkuara po përballet me një stuhi të fortë dëbore që ka nisur sot, më 22 shkurt 2026. Meteorologët paralajmërojnë se në disa zona trashësia e borës mund të kalojë 30 centimetra, ndërsa në vende të caktuara arrin deri në 60 centimetra.
Qytete të mëdha si Nju Jorku, Bostoni, Filadelfia dhe Uashingtoni po përgatiten për reshje intensive dhe erëra të forta. Kjo vjen vetëm pak javë pas një stuhie tjetër të fuqishme në fund të janarit, që goditi 14 shtete amerikane, shkaktoi mbi 100 viktima dhe solli probleme të mëdha në transport e infrastrukturë.
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se në disa zona bora mund të kalojë 50 centimetra dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi. Ai paralajmëroi se lëvizja të hënën në mëngjes mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme. Gjithashtu, Mamdani kërkoi vullnetarë si "emergency snow shovelers" për të raportuar në garazhet e sanitares nga ora 8:00-13:00 me dokumente.
Shërbimi Kombëtar i Motit njofton se në Boston priten 30-50 cm borë dhe udhëtimi në disa pjesë të Bregut Lindor mund të bëhet pothuajse i pamundur. Autoritetet paralajmërojnë rrezik në rritje për ndërprerje të energjisë elektrike dhe përmbytje në zona të Delaware-s dhe New Jersey-s.