Një sulm me dron iranian ndaj Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait ka ndodhur të shtunën në mbrëmje, sipas videove që qarkullojnë në rrjete sociale. Pamjet tregojnë momentin e shpërthimit dhe panikun e pasagjerëve si dhe punonjësve, të cilët vrapuan drejt daljeve.
Sulmi çoi në evakuimin e menjëhershëm të një pjese të aeroportit dhe në pezullimin e të gjitha fluturimeve. Pasagjerët dhe stafi u dërguan me urgjencë në vende të sigurta. Autoritetet e Dubait kanë vendosur qytetin në gatishmëri të lartë, duke monitoruar zhvillimet dhe duke marrë masa emergjente sigurie.
Ky incident është pjesë e hakmarrjes së vazhdueshme iraniane në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael që çuan në vdekjen e udhëheqësit suprem të Teheranit. Dubai, si qendër e rëndësishme për tregtinë dhe turizmin, po përballet me kërcënime në këtë kontekst.
Në Dubai jetojnë dhe punojnë qindra shqiptarë, ndërsa shumë të tjerë e vizitojnë për turizëm.
Përditësime
Katër punonjës të Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait u plagosën lehtë në sulmin me dron.
- Një sallë administrative pësoi dëme të vogla dhe u evakuua të dielën.
- Autoritetet mbyllën korridorin ajror mbi Lindjen e Mesme.
- Kamerat CCTV konfirmuan sulmin me shkëndija jashtë dhe thyerje barrierash.