Një rafineri nafte në Erbil, në veri të Irakut, u përfshi nga flakët pas një sulmi me dron, raporton CNN.
Sulmi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në objektin industrial. Autoritetet irakiane po kryejnë hetime për të identifikuar përgjegjësit.
Paralajmërim nga Ambasada e SHBA-së
Në lidhje me situatën e sigurisë në Irak, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad ka bërë thirrje që qytetarët amerikanë të largohen menjëhershëm nga vendi. Ky paralajmërim vjen pas një sulmi raketor mbi ndërtesën e ambasadës gjatë natës.
"Qytetarët amerikanë që kanë zgjedhur të qëndrojnë në Irak inkurajohen fuqimisht të rishikojnë vendimin e tyre, për shkak të kërcënimit të konsiderueshëm nga grupet terroriste dhe milicët e lidhur me Iranin", thuhet në njoftimin e ambasadës.