Gjeneralmajor Majid Kademi, drejtuesi i Organizatës së Inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, u vra të hënën në një sulm ajror. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, sipas njoftimit zyrtar të Gardës në kanalin e saj në Telegram.
Garda Revolucionare e cilëson sulmin si "akt kriminal terrorist të armikut amerikan-sionist" dhe akuzon Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. "Gjeneralmajor Majid Khademi, drejtuesi i fuqishëm dhe i arsimuar i Organizatës së Inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike, u martirizua", thuhet në postimin zyrtar.
Mediat iraniane nuk kanë dhënë detaje të sakta për vendin e sulmit, por kanë raportuar goditje ajrore në zona të banuara përreth kryeqytetit Teheran herët në mëngjes.
Kademi konsiderohej një figurë kyçe në aparatit e inteligjencës së Gardës, me rol të rëndësishëm në koordinimin e operacioneve të brendshme dhe të jashtme të Iranit. Vdekja e tij pritet të ndikojë në strukturën e sigurisë së vendit.
Garda Revolucionare ka paralajmëruar se do të hakmerret për vrasjen e gjeneralmajorit Kademi, duke e quajtur sulmin një krim të rëndë.